‘Shkatërrimi’ i Borussia Dortmund nga Andrej Kramaric – katër gola për 50 minuta dhe realizim i penalltisë pa shikuar fare
Sulmuesi i Hoffenhaim, Andrej Kramaric e ka përfunduar në mënyrën më të mirë këtë sezon në Bundesligë, ku në ndeshja ndaj Borussia Dortmund arriti të shënojë katër gola në vetëm 50 mintua.
Kroati hapi rezultatin në minutën e tetë në “Signal Iduna Park”, para se të shënonte golin e dytë pas gjysme ore.
Në fillimin e pjesës së dytë, ai shënoi edhe dy të tjera, ky përfshirët edhe një penallti.
Kjo penallti është gjuajtur nga ai pa shikuar fare drejt portës.
Sulmuesi kroat është bërë lojtari i parë në histori të Bundeligës që ka arritur t’i shënojë Dortmundit katër gola në shtëpinë e tyre.
Kramaric kishte lënë Leicester Cityn pasi aventura në Angli nuk i ka ecur mirë, ndërsa në Gjermani kishte një lëndim shumë serioz.
29-vjeçari e ka përfunduar sezonin me shifra mjaft mbresëlënëse, ku ka shënuar 12 golash në 19 paraqitje në Bundesligë. /Telegrafi/


