Please enter at least 3 characters.

Shkarkohet drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu

2020/07/Basri-Sejdiu-foto-Ridvan-Slivova-3.jpg

Bordi i ShSKUK-së ka marrë sot vendim për shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm Basri Sejdiu.

Bordi i SHSKUK-së, ka konfirmuar shkarkimin e drejtorit Sejdiu përmes një komunikate për media.

Në njoftimin e bërë nga SHSKUK thuhet se shkarkimi i Sejdiut vjen si pasojë e performancës jo të kënaqshme dhe mos përmbushjes së detyrave të punës.

“Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, njofton se në mbledhjen e mbajtur sot, me 6 korrik 2020, ka marrë vendim  ta shkarkoj nga detyra dr. Basri Sejdiun drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës. Shkarkimi vjen si pasojë e performancës jo të kënaqshme dhe mos përmbushjes së detyrave të punës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur që në vend të Sejdiut  ushtrues detyre i drejtorit është caktuar Valbon Krasniqi, mjek specialist i infektologjisë./Telegrafi/