Please enter at least 3 characters.

Shkarkimi i De Boer mund të vijë gjatë ditës

2016/10/283571-800.jpg

Pas humbjes së Interit ndaj Sampdorias me rezultat 1-0, trajneri i Interit, Frank De Boer, rrezikon seriozisht shkarkimin.

Sipas Rai Sport, situata e teknikut holandez te Nerazzurrët është mjaftë brengosëse.

Humbja ndaj Sampdorias ishte e shtata në këtë sezon në të gjitha garat, pra edhe zyrtarisht tani Interi ka humbur gjysmën e takimeve.

Sipas burimit të lartpërmendur njoftimi për shkarkimin e De Boer mund të vij gjatë ditës së sotme (e hënë).

Ndeshja e ardhshme e Interit është ndaj Crotones. /Telegrafi/