Please enter at least 3 characters.

Shkaku i granatimeve të ukrainasve, votuesit largohen nga qendrat e votimit në Belgorod

2024/03/Screenshot_6-23.jpg

Votimi për zgjedhjet presidenciale ruse është ndërprerë sot në disa qendra votimi në rajonin kufitar të Belgorodit, pas granatimeve të reja dhe inkursioneve të ushtarëve nga Ukraina.

Hapja e zjarrit të artilerisë dhe përpjekjet e Ukrainës në rajonin kufitar detyruan mijëra njerëz të evakuoheshin.

Kjo dërgoi në pezullimin e votimit në qytetin e Belgorodit dhe zyrtarët e zgjedhjeve thuhet se u panë me pajisje antiplumb duke monitoruar votimin.

Rusët pretendojnë se kanë zmbrapsur të gjitha sulmet ukrainase, megjithatë, videot që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë kamionë dhe vetura të dëmtuara, gjoja nga sulmet ukrainase ndaj objektivave në Rusi.

Gjithashtu thuhet se në mesin e atyre që përpiqen të depërtojnë në territorin e Rusisë janë në fakt luftëtarë renegatë rusë.

Ndryshe, Rusia po mban zgjedhjet presidenciale, ku Vladimir Putin pritet të fitojë pasi nuk ka kundërkandidat. /Telegrafi/