Shitësi trim: U ballafaqua fizikisht me dy plaçkitës të armatosur, pastaj i mbylli brenda në lokal! (Video)
28:"© Youtube/Logitactic Canada
02/09/2017
Nisar Ahmed që punon si shitës në një super-market të Kanadasë, nuk i ka lejuar dy plaçkitës që mbanin armë të ftohta, të largohen lehtë nga vendi i krimit.
Pasiiu është kundërvënë fizikisht, edhe kur e qëllonin, ai ka dalë përjashta dhe ka bllokuar daljen për ta, transmeton Telegrafi.
“Ia hoqa maskën, sepse mendova se do të frikësohej se i zbulohet identiteti. Por, ishte e kotë. Pastaj mendova për jetën time, se ata mund të më vrisnin”, ka thënë Ahmed lidhur me rastin.
Megjithëse dolën nga lokali, ai e ka mbajtur njërin me forcë, derisa kanë arritur forcat e rendit dhe e kanë arrestuar. /Telegrafi/


