Shilegov: Të dielën jeni ju dhe vendosmëria për të ardhmen tuaj
08/12/2016
Bartësi i listës së LSDM-së në Zonën Zgjedhore numër 6, Petre Shilegov sot ka qenë në takim me qytetarët e Gostivarit ku ka folur edhe për ditën e zgjedhjeve, shkruan Telegrafi Maqedoni.
''Të dielën ju jeni të vetëm para fletës suaj të votimit. Rrethojeni numrin 4 për të bërë realitet planin për jetë dhe për të kthyer buzëqeshjen e fëmijëve tuaj në fytyra.'' tha Shilegov.
Në mes tjerash ai tha se rroga minimale do të jetë 16.000 denarë ndërsa mesatarja do të jetë 30.000 denarë./Telegrafi/


