Please enter at least 3 characters.

Shilegov dhuron 20 mijë denarë për foshnjen e parë në Shkup

2018/01/Shilegov-Shkup.jpg

Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, sot në Klinikën për Gjinekologji dhe Akusheri në Shkup vizituan foshnjen e parë të lindur për vitin 2018.

Foshnja është Tedora, e cila ka lindur një minutë pas mesnate, me peshë 3.7 kilogram dhe 49 centimetra, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shilegov nënën dhe familjen i uroi për fëmijën e dytë dhe ju dhuroi çek prej 20 mijë denarëve.

Shilegov me këtë rast ju uroi edhe Vitin e Ri gjithë qytetarëve duke ju dëshiruar shëndet, fat dhe sukses./Telegrafi/