Please enter at least 3 characters.

Shikoni si duket Soni Malaj në dasmën mbretërore të shoqes së ngushtë Elia Zaharia (Foto)

2016/10/sopni-e1475934352121.jpg

Dasma mbretërore e Princ Lekës dhe Elia Zaharias, e mbajtur sot (e shtunë) në Pallatin e Brigadave ka qenë madhështore dhe ka mbledhur emra të mëdhenj mbretërorë, dhe plot figura të njohura publike shqiptare.

Ndër të pranishmit ka qenë edhe këngëtarja Soni Malaj, e cila nuk mund të mungonte në dasmën e shoqes së ngushtë, dikur edhe pjestare e të njejtit grup "Spirit Voice",  Elia Zaharian e cila sot kurorëzoi dashurinë e saj me Princin.

Soni ka publikuar në llogarinë perosnale në Instagram disa fotografi ku shfaqet bashkë me nusen, teksa në mbishkrimin e fotos ka shkruar urimet e përzemërta për shoqen e ngushtë.

"Shumë e lumtur për ty mikja ime. Të trashëgohesh dhe qofsh përjetë e lumtur me princin tënd", kanë qenë fjalët e saj.

Këngëtarja dukej mjaft elegante me një fustan me shkëlqim, teksa nesër do të paraqitet me këngën e saj më të re në festivalin "Kënga Magjike". /Telegrafi/