Please enter at least 3 characters.

Shikoni dy golat e Liridon Krasniqit (Video)

2016/04/Krasniqiiiii.jpg

Liridon Krasniqi ka vazhduar me formën e tij të mirë në kampionatin e Malajzisë.
Së fundmi mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës ka arritur të realizojë dy gola në barazimin e skuadrës së tij Kedah përballë Penang 2-2.

23-vjeçari nga Vitia ka shënuar dy gola të bukur me Kedahin, ku fillimisht golin e parë në minutën e 24-të ndërsa të dytin në minutën e 61-të.

Përveç dy golave të shënuar, Liridoni u shpall edhe futbollist i ndeshjes, ndërsa këtë çmim është duke e fituar në tri takime radhazi. /Telegrafi/