Please enter at least 3 characters.

SHIGJETA E KANGA

129:"Colorized photograph of American poet Henry Wadsworth Longfellow (1807 - 1882), late 1800s. (Photo by Stock Montage/Getty Images)
12:"Getty Images

Poezi nga: Henry Wadsworth LongfellowPërktheu: Besnik Hamiti

Shkrepa nji shigjetë n’ajrí,
Ra në tokë, se ku nuk e dí;
Fluturoi me t’madhe shpëjtsí,
Syni m’e ndjekë s’pat mundsi.

Pëshpërita nji kangë n’ajrí,
Ra në tokë, se ku nuk e dí;
Kush âsht aq syshqipoj’,
Kangën m’e ndjekë tek fluturoj?

Pas nji kohe t’gjatë, në nji lis ngulun
E gjeta shigjetën, ende të papërkulun;
Fillim’e fun kangën qi iku,
E gjeta në zemrën e nji miku.

_______

Lexo po ashtu nga Henry Wadsworth Longfellow:
- NDALIM-QARKULLIMI- BATICA NGRIHET, BATICA BIE