SHGSK-ja bën homazhe pranë varreve të Ali Shalës dhe Burim Hatipit
04/12/2015
Delegacioni u drejtua nga kryetari i SHGSK-së, Arlind Grantolli dhe nënkryetari Edmond Thaçi, transmeton Koha.net.
Të pranishëm ishin edhe familjarët e dy doajenëve, i biri i Ali Shalës, Lulzimi përkatësisht djali i Burim Hatipit, Vërshimi.
Nderimet e tij i shprehu edhe Muharrem Sahiti, këshilltari i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala.
Edhe skuadra e futbollit Prishtina, u përfaqësua nga Suad Keçi dhe Besnik Kollari, të cilët vunë kurorë lulesh mbi varrin e të ndjerit Burim Hatipi që me vite të tëra i shërbeu klubit më të madh të futbollit në vend.


