Shfaqet një pengesë e re për Barcelonën në përpjekjet e tyre për transferimin e Tah
30/12/2024
Barcelona mund të detyrohet që të pres deri në muajin qershor për të marrë vendim nëse mund të transferojnë mbrojtësin gjerman Jonathan Tah. Tah duket se është i vendosur të largohet nga kampioni gjerman Bayer Leverkusen kur kontrata e tij të skadojë në fund të këtij sezoni.Ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në titullin e parë të Leverkusenit në Bundesliga, por 28-vjeçari po konsideron një aventurë të re.Blaugranasit kanë qenë duke e ndjekur atë gjatë 12 muajve të fundit, por vendosën të mos bëjnë ndonjë ofertë për të në verë, pasi nuk ishin në gjendje ta përballojnë financiarisht.


