“Sheshi ‘Xhorxh Bush’", Rama: Qeverisja është për të punuar, e jo për të bllokuar e për të shitur propagandë
19/05/2026
Kryetari i Prishtina, Përparim Rama, ka reaguar lidhur me vonesat në realizimin e projektit të sheshit “Xhorxh Bush”.
Rama ka thënë se bllokadat dhe pengesat e panevojshme, sipas tij, vetëm sa i kanë penalizuar qytetarët e Prishtinës dhe kanë vonuar ndërtimin e këtij sheshi.
“Sheshet janë të qytetarëve dhe për qytetarët”, ka deklaruar ai.
Ai theksoi se Komuna e Prishtinës do të vazhdojë me realizimin e projekteve transformuese në kryeqytet.
“Do të vazhdojmë me vendosmëri deri në përfundimin e çdo projekti transformues në Kryeqytet. Qeverisja është me punu, e jo për me blloku e me shit propagandë”, u shpreh Rama.


