Sherifi: Fjalën e ka votuesi
11/06/2017
Sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi tha se procesi po shkon sipas planit të paraparë.
Ai theksoi se ashtu siç po zhvillohet procesi i votimit presin të zhvillohet edhe procesi i numërimit të votave.
"Vota e sovranit të lexohet ashtu siç e parasheh ligji.....Votuesi sovrani e ka fjalën dhe detyra e jona është të lexohet ashtu siç duhet", tha ai.


