Please enter at least 3 characters.

Shënohen dy gola të shpejtë në sfidën Lincoln – Ballkani

2023/08/360082801_18371707729060434_4040611671367454431_n.jpg

Ballkani është duke fituar me rezultat 2-1 ndaj Lincoln në ndeshjen kthyese.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Meriton Korenica në fillimin e pjesës së dytë.

Nuk vonoi shumë dhe në minutën e 64-të, Ballkani shënoi edhe golin e dytë, ku Bleart Tolaj i posa futur në lojë asistoi te Edvin Kuc që shënoi për 2-0.

Por pas dy minutash vendasit arritën të zvogëlonin epërsinë e kampionëve tanë në 2-1 me golin e Juampe.

Ballkani me hapa të sigurt po shklon drejt play-offit të Ligës së Konferencës. /Telegrafi/