Please enter at least 3 characters.

Shenjtërimi i Nënë Terezës nga Papa do të bëhet në sheshin “Shën Pjetri”

2016/05/PA-20968590-800x500-650x358.jpg

Misionarja ikonë, Nënë Tereza do të shenjtërohet gjatë një meshe, më 4 shtator, në sheshin “Shën Pjetri”, nga Papa Françesku, konfirmoi sot Vatikani.

Ky informacion vjen pas një deklarate për angazhimet e papa Françeskut gjatë periudhës qershor-shtator.

Data e shenjtërimit të Nënë Terezës dihej, por vendi i shenjtërimit jo. Ka pasur sugjerime që ky shenjtërim të zhvillohej edhe në Kalkuta.