Please enter at least 3 characters.

Partneri i gabuar? Ja si ta kuptoni që në takimet e para

Në shumicën e rasteve, janë gjëra si abuzimi, tradhtia, varësitë, gënjeshtrat dhe mungesa e komunikimit të shëndetshëm që çojnë në ndarjen e një çifti

Megjithatë, ndonjëherë arsyet e ndarjes nuk janë edhe aq të dukshme.

Një person mund të mos ketë zakone të këqija, të jetë i shëndetshëm mendërisht dhe të ketë një paraqitje tërheqëse, por sërish lidhja mund të dështojë.

Ekspertët theksojnë disa tipare të personalitetit që tregojnë se nuk do të keni një të ardhme të mirë me një partner të tillë.

Keni nivel të ndryshëm të inteligjencës emocionale

Inteligjenca emocionale është aftësia për të shprehur dhe kuptuar emocionet personale, për t’i kontrolluar ato dhe për të kuptuar ndjenjat e të tjerëve.

Një person me nivel të ulët të inteligjencës emocionale e ka të vështirë të krijojë dhe të ruajë lidhje të afërta.

Ai nuk arrin të përballet me situata që shkaktojnë emocione të forta dhe nuk i kontrollon dot ndjenjat e veta.

Një partner i tillë vështirë se mund të imagjinojë veten në situatën e tjetrit, të pranojë fajin për gabimet apo të kuptojë kur dikush ka nevojë për ndihmë.

Lidhja me një person të tillë nuk do të jetë komode për asnjërin prej jush, transmeton Telegrafi.

iStock

Për ta dalluar një person me nivel të ulët të inteligjencës emocionale, kini parasysh se zakonisht acarohet lehtë, i pëlqen të gjykojë dhe të japë këshilla pa kërkesë, nuk di të dëgjojë, etj.

Ju cenon hapësirën personale

A përpiqet partneri i ri t’jua “pushtojë” kohën dhe zemërohet kur jeni e zënë me plane personale?

Ky lloj sjelljeje mund të shndërrohet lehtë në abuzim psikologjik, prandaj kini kujdes.

Përpiqet t’ju ndryshojë

Të gjithë kemi ide personale për atë se çfarë e bën një partner ideal — mendime, karakteristika, dukje, interesa, etj.

Ndonjëherë realiteti përputhet me pritshmëritë, por shpesh jo.

Disa njerëz, në vend që të pranojnë partnerin siç është, përpiqen t’ia imponojnë këto ide.

Nëse partneri ju kritikon për stilin e jetës, përpiqet t’jua ndryshojë shprehitë apo shijet, është një shenjë paralajmëruese për t’u larguar me kohë. /Telegrafi/