Please enter at least 3 characters.

Shembet ura në Rozhajë, plagosen rëndë disa punëtorë

2020/12/132839338_1830868303727835_5379103452944055437_n-e1608845153878.jpg

Disa punëtorë të ndërmarrjes boshnjake "Euroasfalt" nga Rozhaja janë lënduar rëndë sot kur ura në ndërtim e sipër u shemb.

Tre punëtorë u transferuan në Spitalin e Përgjithshëm në Berane, dhe njëri prej tyre është në gjendje kritike.

S.K., A.K. dhe S.D. u transportuan në spitalin Berane, ku mjekët po luftojnë për jetën e tyre, raporton rtcg.

Disa punëtorë gjithashtu kërkuan ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore Rozhajë.

Ndryshe, shembja e urës ndodhi gjatë derdhjes së betonit, pas së cilës konstruksioni nuk mundi ta përballojë. /Telegrafi/