Please enter at least 3 characters.

Shembet dheu, lëndohet një punëtor në veri të Mitrovicës

2016/03/vdes-punetori.jpg

Një person është lënduar në veri të Mitrovicës, deri sa ishte duke punuar.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës, pasi që i njëjti derisa ishte duke punuar në një kompani, gjatë gërmimit-hapjes së kanalit për kanalizim nga shembja e dheut është zënë dhe ka pësuar lëndime trupore.

Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/