Please enter at least 3 characters.

"Shekulli i popullit shqiptar" - Driton Kuka uron Shqipërinë për fitimin e dy medaljeve olimpike

2024/08/Driton-Kuka.jpg

Shqipëria ka arritur t'i fitoj dy medaljet e para olimpike në historinë e saj.

Kuqezinjtë kanë triumfuar në sportin e mundjes, derisa kanë marrë dy medalje të bronzta.

Trajneri i xhudos, Driton Kuka ka uruar Shqipërinë për këtë arritje të madhe.

Kuka ka shkruar se ky është shekulli i popullit shqiptar, pasi përveç Shqipërisë edhe Kosova ka fituar dy medalje në Paris, duke quar në pesë numrin e medaljeve olimpike.

"Shqipëria dy medalje olimpike. Shteti ynë amë fitoj medalje olimpike, dy të bronzta. Gëzuar e urime... Kosova me dy medaljet e Parisit tashmë plot pesë copa".

"Shekulli i popullit shqiptar", ka shkruar trajneri më i suksesshëm në historinë e sportit mbarëshqiptar, Driton Kuka. /Telegrafi/