Please enter at least 3 characters.

Sheiku nga Katari dhe miliarderi britanik dërguan oferta rekord për të blerë Manchester Unitedin

2023/03/skysports-jim-ratcliffe-man-utd_6061253.jpg

Sir Jim Ratcliffe dhe Sheikh Jassim Bin Al Thani dërguan oferta zyrtare te Manchester United para afatit, i cili zgjati deri në orën 22:00 të mbrëmjes së sotme.

Ish-trashëgimtari i fronit të Katarit është i bindur se do të jetë pronari i ri i Djajve të Kuq.

Sheikh Jassim ia la postin e trashëgimtarit të fronit vëllait të tij më të vogël, emirit aktual të vendit, Tamim Bin Al Thani dhe aktualisht është president i Bankës Islamike të Katarit.

Kundërshtari i tij është presidenti i grupit INEOS, Jim Ratcliffe, i cili ka shprehur disa herë dëshirën për ta mbajtur Unitedin në pozicionin e një superfuqie të futbollit.

Të dy pronarët e mundshëm kanë thënë së fundmi se nuk do të paguajnë para të çmendura për klubin, por informacionet nga mediat britanike thonë se të dyja ofertat janë rreth 6 miliardë euro.

Do të ishte një blerje rekord e një klubi futbolli, dhe tani pronarët aktualë të urryer Glazers janë duke pritur.

Kujtojmë se Glazers së fundmi trembën tifozët me njoftimet se nuk duan ta shesin klubin. /Telegrafi/