Please enter at least 3 characters.

Shefi i diplomacisë ruse e përjashton mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore

2016/06/Sergei-Lavrov-e1506318286128.jpg

Ditëve të fundit është rritur frika se Rusia mund të përdorë armë bërthamore në luftën që e filloi në Ukrainë.

Madje ish-ambasadori britanik në Rusi, tha për Sky News se nuk e “përjashton mundësinë” që Vladimir Putin ta sheh si opsion nëse lufta nuk shkon sipas planit të paraparë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, sot deklaroi se Rusia do të përdorë vetëm armë konvencionale – e jo bërthamore.

“Në këtë fazë po shqyrtojmë opsionin e armëve konvencionale”, shtoi Lavrov gjatë një konference për media. /Telegrafi/