Please enter at least 3 characters.

Shearer: Ozil dukej i lodhur dhe gabonte vazhdimisht

2016/11/MesutOzil.jpg

Alan Shearer e ka kritikuar Arsenalin për paraqitjen kundër Manchester Unitedit, e sidomos Mesut Ozilin, për të cilin ka thënë se bënte gabim pas gabimi.

Topçinjtë ishin të rrezikuar ta humbnin ndeshjen pas golit të Juan Matas, mirëpo një gol i zëvendësuesit Olivier Giroud në minutën e 89-të, bëri që të nxirrnin barazim.

Madje kjo ishte goditja e vetme në kornizë të portës gjatë 90 minutave për ekipin e Arsene Wenger, prandaj ish-sulmuesi anglez thotë se ishte një paraqitje e dobët e të zgjedhurve të francezit.

“Shumë e dobët në fakt dhe shumica e pasimeve të tyre ishin të gabuara. Ishin të ngadalshëm në top, të ngadalshëm në reagim dhe nuk ishin vetëm tre apo katër lojtarë, por të gjithë lojtarët e Arsenalit që luajtën, bënë një ndeshje të dobët”.

“Madje edhe Ozil, i cili ka qenë brilant gjatë gjithë sezonit, dukej shumë i lodhur, nuk ishte askund në këtë lojë dhe bënte gabim pas gabimi”, ka thënë Shearer. /Telegrafi/