SHBA-të e paralajmëruan Katarin për sulmin izraelit 10 minuta pasi ai kishte filluar, thotë kryeministri i Katarit
09/09/2025
Kryeministri i Katarit thotë se SHBA-të e paralajmëruan vendin e tij për sulmin izraelit në Doha, 10 minuta pasi izraelitët kishin filluan sulmin.
Kjo i hedh poshtë pretendimet e Shtëpisë së Bardhë se ata e kishin njoftuar Katarin paraprakisht, transmeton Telegrafi.
Sulmi ndodhi në orën 3:46 pasdite dhe telefonata e parë nga një zyrtar amerikan erdhi në orën 3:56 pasdite, thotë Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani.
Ai shtoi se përpjekjet e ndërmjetësimit janë pjesë e identitetit të Katarit, dhe asgjë nuk do ta pengonte rolin e tij në këtë drejtim.
Ndryshe Izraelit sot kreu një sulm ajror në Doha të Katarit, që sipas kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu kishte për cak shënjestrimin e zyrtarëve të lartë të Hamasit. /Telegrafi/


