Please enter at least 3 characters.

SHBA raporton 1074 vdekje dhe më shumë se 46 mijë raste të reja me COVID-19

2020/08/f8253b14-8efe-4500-bbc9-b4ae228f2937-VPC_15K_US_COVID_DEATHS_GETTY_WIDE.jpg

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar edhe 46,808 raste të reja me infeksione të COVID-19.

Gjersa sipas raportit të Universitetit Johns Hopkins (JHU) kanë ndërruar jetë edhe 1.074 persona, raporton CNN.

Që nga e marta, në SHBA janë raportuar gjithsej 5,141,208 raste të coronavirusit dhe të paktën 164,537 njerëz kanë vdekur nga virusi, transmeton Telegrafi.

Në total përfshihen rastet nga 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA-ve, si dhe raste të riatdhesuara.

Ndryshe, mbi 20.2 milionë raste me coronavirus janë raportuar në mbarë globin gjersa kanë vdekur 740 mijë persona. /Telegrafi/