Please enter at least 3 characters.

SHBA-ja ndalon shitjen e routerëve të huaj

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur ruterët e prodhuar jashtë vendit në një “listë të zezë” për arsye sigurie kombëtare.

Sipas vendimit të datës 20 mars 2026, autoritetet amerikane i konsiderojnë ruterët si një pikë të dobët që mund të shfrytëzohet nga hakerë dhe sulme kibernetike të mbështetura nga shtete.

Komisioni Federal i Komunikimeve (FCC) ka një listë të quajtur “Cover List”, ku përfshihen pajisjet që konsiderohen kërcënim për sigurinë kombëtare. Kjo do të thotë se asnjë model i ri ruteri i prodhuar jashtë SHBA nuk mund të shitet në tregun amerikan pa një përjashtim të veçantë.

Megjithatë, përdoruesit nuk duhet të shqetësohen menjëherë: masa aktualisht vlen vetëm për miratimin dhe shitjen e modeleve të reja, jo për ruterët që tashmë janë në përdorim në shtëpi.

Në njoftimin zyrtar thuhet se ruterët e prodhuar jashtë vendit mund të përdoren për:

ndërprerje të lidhjes së rrjetit

spiunim në rrjetet lokale

vjedhje të pronës intelektuale

Autoritetet amerikane pretendojnë se disa ruterë të tillë kanë qenë të përfshirë në sulme kibernetike ndaj infrastrukturës kritike, si komunikimet, energjia, transporti dhe furnizimi me ujë. /Telegrafi/