Please enter at least 3 characters.

SHBA, djali vret babanë gjatë një transmetimi në Zoom

2020/05/28681900-8345993-Dwight_Powers_72_of_Amityville_NY_was_on_a_Zoom_chat_set_up_for_-m-42_1590102976711-e1590130511250.jpg

Një baba në Long Island të New York-ut u qëllua për vdekje nga djali i tij gjatë një bisede në aplikacionin Zoom, ndërsa disa burra të tjerë po merrnin pjesë në transmetim të drejtpërdrejtë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Dwight Powers, 72 vjeç, ishte në shtëpi gjatë një transmetimi në Zoom për një takim terapie për “Alkoolikët Anonim”, kur u plagos me thikë për vdekje nga djali i tij Thomas Scully-Powers, 32 vjeçar.

E gjithë ngjarja në shtëpinë e Dixon Avenue dyshohet se ndodhi gjatë mesdites, pasi gjatë asaj kohe ishte duke u mbajtur terapia e tyre.

Djali i tij dyshohet se u shfaqë lakuriq gjatë transmetimit në Zoom pas vrasjes, ndërsa pjesëmarrësit u përpoqën të njoftonin autoritetet./Telegrafi/