Please enter at least 3 characters.

Shaqiri me dy asistime ndihmon Zvicrën të triumfojë ndaj Belgjikës, siguron vendin e parë në grup

2018/11/Xherdan-Shaqiri-2.jpg
269:"LEICESTER, ENGLAND - SEPTEMBER 11: Xherdan Shaqiri of Switzerland looks on during the international friendly match between England and Switzerland at The King Power Stadium on September 11, 2018 in Leicester, United Kingdom. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Përfaqësuesja e Zvicrës ka befasuar të gjithë duke fituar ndaj asaj të Belgjikës me rezultat 5-2 në Grupin 2 të Ligës A në kuadër të Ligës së Kombeve.

Vendasit ishin më të mirë, besuan te fitorja dhe në fund me meritë e arritën.

Goli i parë në takim erdhi nga mysafirët, Thorgan Hazard shënoi në minutën e dytë, pastaj nuk vonoi edhe i dyti në minutën e 17-të.

Vendasit u përgjigjën me dy gola të shpejtë për pesë minuta, fillimisht nga pika e bardhë shënoi Ricardo Rodiguez (26'), pastaj Haris Seferovic (31') pas asistimit nga Xherdan Shaqiri.

https://twitter.com/LAllting/status/1064251962277941249

Zvicra kaloi në epërsi në minutën e 44-të me golin e Seferovic dhe me rezultatin 3-2 përfunduan 45-të minutat e parë.

Ishte Shaqiri edhe një herë që doli në skenë, këtë herë duke asistuar për 4-2 te Nico Elvedi (62').

https://twitter.com/FootballSwiss/status/1064263775421939712

Seferovic kompletoi het-trikun në minutën 84, Shaqiri ishe pjesëmarrës në aksion, duke pasuar bukur topin me thembër te asistuesi Kevin Mbabu.

https://twitter.com/FootballSwiss/status/1064269606708232192

Pas kësaj fitore Zvicra e përfundoi grupin në vendin e parë me nëntë pikë, aq sa Belgjika, por me gol dallim më të mirë. Në vendin e fundit mbeti Islanda me asnjë pikë.

Tani Zvicra do të vazhdojë tutje në Ligën e Kombeve ku do të luajë në gjysmëfinalet me fituesit e grupeve nga Liga A. Kundërshtari i radhës do të mësohet me anë të shortit me 3 dhjetor.

Vendin e parë tashmë e kanë siguruar Portugalia dhe Anglia, tani ka mbetur Franca/Holanda. /Telegrafi/