Please enter at least 3 characters.

Shala: Jemi një përfaqësuese e re, do të përmirësohemi ndaj Ukrainës

2016/10/Hero2-e1475788051779.jpg

Mesfushori i Kosovës, Herolind Shala, ka folur pas humbjes ndaj Kroacisë.

Shala tha në një intervistë për Telegrafin se grupi do të tenton të përmirësohet në ndeshjen ndaj Ukrainës.

“Nuk ishte një ndeshje e mirë nga ana jonë dhe gabuam në disa momente. Kroacia tregoi sa vlen pasi edhe eksperienca në anën e tyre”.

“Duhet të përmirësohemi, jemi një përfaqësuese e re dhe ndaj Ukrainës do të tentojmë të përmirësojmë këtë gabim dhe shpresojmë në një rezultat pozitivë”, tha Shala. /Telegrafi/