Please enter at least 3 characters.

Shakira anulon koncerte të tjera për shkak të problemeve me kordat vokale

2017/11/Shakira-e1510565275104.jpg
235:"HOLLYWOOD, CA - FEBRUARY 17: Actress/Singer Shakira attends the Premiere of Walt Disney Animation Studios' "Zootopia" at the El Capitan Theatre on February 17, 2016 in Hollywood, California. (Photo by Frederick M. Brown/Getty Images)
12:"Getty Images

Ylli i muzikës pop, Shakira, është detyruar që t'i anulojë të gjitha koncertet e javës së parë të turneut të saj për shkak të problemeve shëndetësore.

Këngëtarja kolumbiane, emri i vërtetë i të cilës është Isabel Mebarak Ripoll, pas anulimit të koncertit në Gjermani, i ka anuluar edhe koncertet në Francë dhe Belgjikë që u desh të mbaheshin gjatë fundjavës, si edhe koncertin që ishte caktuar për të martën në Amsterdam.

Organizatorët e koncerteve të saj kanë thënë se ky vendim është marrë me rekomandim të mjekut.

Koncerti i parë i turneut botëror, El Dorado, ishte caktuar të mbahej në Koln në javën e kaluar, mirëpo u anulua.

Këngëtarja u premtoi fansave se do të ricaktonte një datë tjetër për mbajtjen e atij koncerti.

"Me keqardhje ju njoftojmë për anulimin e datave", kanë thënë promovuesit nga Live Nation që merren me organizimin e koncerteve të Shakiras.

Ata kanë shtuar se këngëtarja i falënderon të gjithë që e kanë mbështetur dhe se do të caktojnë data të tjera për mbajtjen e koncerteve, pasi ajo të jetë mirë me shëndet. /Telegrafi/