Please enter at least 3 characters.

Sevilla eliminon Manchester Unitedin në Old Trafford

2018/03/uniteds-e1520977636628.jpg
317:"MANCHESTER, ENGLAND - MARCH 13: Wissam Ben Yedder of Sevilla (front) celebrates as he scores their first goal during the UEFA Champions League Round of 16 Second Leg match between Manchester United and Sevilla FC at Old Trafford on March 13, 2018 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Sevilla ka arritur të shënojë fitore me rezultat 2-1 si mysafir i Manchester Unitedit duke e bërë befasinë më të madhe në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Ramon Sanchez Pizjuan përfundoi pa gola, kurse pas takimit kthyes në Mançester, andaluzianët u kualifikuan tutje me rezultat të përgjithshëm prej 2-1.

(Foto: Getty Images)

Pjesa e parë edhe pse ishte lojë me shumë raste, nuk solli gola. I pari provoi Marcus Rashford që në minutën e pestë, por Rico shpëtoi portën e tij.

Sevilla u kundërpërgjigj me Bengan dhe Muriell, por që rrjetet mbetet të heshtura. Rastin e fundit në pjesën e parë e kishte Fellaini, por as ky nuk arriti të shënojë.

(Foto: Getty Images)

Pjesa e dytë ishte më ndryshe. Jesse Lingard provoi i pari, por pa sukses. Pas tij provoi edhe Pogba, po as ky nuk kishte sukses.

Vincenzo Montella e futi në lojë Wilsam Ben Yedder në minutën e 72-të, ndërsa pas dy minutave ai e zhbllokoi ndeshjen me golin e epërsisë (74').

(Foto: Getty Images)

Kur pritej kthimi i Unitedit, pas vetëm katër minutash, Ben Yedder shënoi edhe golin e dytë personal (78') në këtë sfidë duke ua zbehur shpresat vendasve, të cilët në këtë periudhë duhej të realizonin tri herë.

Krejt çfarë mundën të bëjnë të zgjedhurit e Jose Mourinhos, ishte goli i Romelu Lukakut i shënuar në minutën e 84.

Ndeshja u mbyll 2-1 dhe me këtë rezultat Sevilla siguroi pjesëmarrjen në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/