Please enter at least 3 characters.

Setien: Ndeshjet me Romën dhe Liverpoolin ende në mendjen e lojtarëve të Barcelonës

2020/02/GettyImages-1206469075.jpg
227:"BARCELONA, SPAIN - FEBRUARY 15: Quique Setien of FC Barcelona follows the action during the Liga match between FC Barcelona and Getafe CF at Camp Nou on February 15, 2020 in Barcelona, Spain. (Photo by Eric Alonso/Getty Images)
12:"Getty Images

Quique Setien e ka pranuar që lojtarët e tij te Barcelona do ta kenë të vështirë t’i harrojnë humbjet e mëparshme në Ligën e Kampionëve.

Klubi katalanas është larguar në dy vitet e fundit nga Roma dhe Liverpooli në këtë pas avantazheve të mëdha në ndeshjen e parë.

"Realiteti është që kemi folur shumë pak për [Romën dhe Liverpoolin], megjithëse jam i sigurt se ata e kanë në mendjet e tyre".

Barcelona. (Foto: Alex Caparros/Getty Images)

Ndeshja ndaj Napolit do të jetë ndeshja e parë në Ligën e Kampionëve për trajnerin Setien.

"Nuk ka dyshim se është ndeshja ime e parë në Ligën e Kampionëve dhe është një motivim".

Quique Setien. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

"Është emocionuese për mua të filloj këtë udhëtim në një stadium si ky, i cili është plot pasion dhe histori”.

"Unë mendoj se do të jetë një ndeshje pasionante. Nuk ka vend më të mirë për të filluar", ka thënë ai. /Telegrafi/