Please enter at least 3 characters.

Sesko zbulon se ish-ylli i Man Utd është idhulli i tij i fëmijërisë

Benjamin Sesko, blerja e re e Manchester United për 74 milionë euro nga RB Leipzig, ka zbuluar se cili lojtar legjendar i ‘Djajve të Kuq’ ishte idhulli i tij në fëmijëri. 

Sllovaku 22-vjeçar ka treguar se ishte Zlatan Ibrahimovic, ish-sulmuesi i njohur suedez, që i frymëzonte gjatë rritjes së tij.

Ibrahimovic shënoi 29 gola në 53 paraqitje për Manchester United dhe ndihmoi skuadrën të fitonte Carabao Cup dhe  Ligën e Evropës në vitin 2017.

Tani, Sesko është i etur të ndjekë gjurmët e yllit të dikurshëm të Milan në ‘Old Trafford’.

“Ai ka qenë modeli im që kur isha i vogël. Kam parë çdo video të tij që kam gjetur në YouTube, sepse për mua ai është thjesht i jashtëzakonshëm”.

“Ne ndoshta nuk kemi të njëjtin karakter, por më pëlqen ta shoh, mënyrën si luan dhe si shijon futbollin, sepse atëherë vjen gjithë kënaqësia”.

“Nëse e shijon futbollin, atëherë gjithçka funksionon. Mendoj se kjo është gjëja më e rëndësishme”.

“Kjo ndoshta është edhe arsyeja që e dua kaq shumë, e kupton? Do të ishte fantastike ta takoja një ditë. Ai është idhulli im”, ka thënë Sesko./Telegrafi/