Please enter at least 3 characters.

Sërish kolona në kufi, pritje deri në 4 orë në Merdar e tri orë në Mutivodë

2022/07/Kolona-ne-Merdare-foto-KALLXOcom-695x310-1.png

Në pikat kufitare të Kosovës janë rikthyer kolonat e gjata.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, aktualisht pritjet më të gjata janë në Merdar. Në këtë pikë kufitare për të dalë nga territori i Kosovës pritjet janë deri në 4 orë.

Ndërkohë, në pikën kufitare Mutivodë në dalje pritjet janë deri në tri orë, ndërsa te Dheu i Bardhë pritjet janë dy orë.

Në pikat tjera kufitare pritjet janë relativisht të vogla./Telegrafi/