Please enter at least 3 characters.

Sërish arrestohet R Kelly, akuzohet për ngacmim seksual ndaj të miturve

2019/03/GettyImages-1131991663.jpg
383:"CHICAGO, IL - MARCH 22: Singer R. Kelly appears in court with his attorney Steve Greenberg (L) for a hearing to request that he be allowed to travel to Dubai at the Leighton Criminal Court Building on March 22, 2019 in Chicago, Illinois. R. Kelly appeared before a judge to request permission to travel to Dubai to perform in concerts. (Photo by E. Jason Wambsgans-Pool/Getty Images)
12:"Getty Images

R. Kelly është arrestuar shkaku akuzave për ngacmim seksual, sipas policisë amerikane.

Këngëtari 52-vjeçar u arrestua në Chicago gjatë orëve të para të ditës së sotme gjersa i janë po akuzohet për ngacmime seksuale dhe pritet të dërgohet në gjykatën federale të New Yorkut.

Zëdhënësi i prokurorisë amerikane, Joseph Fitzpatrick tha se aktakuza kundër Kellyt janë dorëzuar në gjykatën federale për qarkun verior të Illinoisit.

R. Kelly (Foto: E. Jason Wambsgans-Pool/Getty Images/Guliver)

"Numërimet përfshijnë pornografinë e fëmijëve, joshjen e të miturve dhe pengimin e drejtësisë", tha Fitzpatrick, duke shtuar se hollësitë e mëtejshme do të bëhen të ditura gjatë ditës së sotme.

Kujtojmë se ky është arrestimi i dytë brenda këtij viti për fituesin e Grammyt, emri i vërtetë i të cilit është Robert Kelly, i cili u arrestua edhe në muajin shkurt.

Pastaj më 30 maj, prokurorët e Cook County shtuan 11 akuza të lidhura me seksin për akuzat që përfshinin një nga gratë që e akuzuan atë për abuzimin seksual kur ajo ishte e mitur.

Ndryshe,ende nuk dihet se kurrë dhe ku do të mbahen seancat gjyqësore kundër këngëtarit R&B. /Telegrafi/