Selmani: Ruajtja e gjuhës shqipe, mesazhi kryesor i Samitit të Diasporës në Tiranë
Konsulli i nderit i Republikës së Shqipërisë në Manastir, sonte në emisionin , deklaroi se një ndër mesazhet kryesore të Samitit të Diasporës në Tiranë ishte ruajtja e gjuhës shqipe si shtyllë themelore e identitetit kombëtar.
Selmani në “Debat në Shenja” theksi u vendos te rëndësia e përdorimit dhe kultivimit të gjuhës në vendet ku jetojnë shqiptarët, përfshirë Republikën e Maqedonisë së Veriut, Serbinë, Luginën e Preshevës, Greqinë dhe Malin e Zi. Ai theksoi se ky mesazh u përcoll qartë edhe nga përfaqësuesit më të lartë shtetërorë.
“Një prej mesazheve kryesore ishte ruajtja e gjuhës, si një ndër shtyllat kryesore të entitetit tonë kombëtar dhe jo vetëm. Por gjuha, format dhe mënyrat e përdorimit të gjuhës nga shteti ku jetojmë ne, Republika e Maqedonisë së Veriut, Serbia, Lugina e Preshevës, Greqia, Mali i Zi, me një porosi shumë të rëndësishme nga ministri i jashtëm dhe kryeministri.
Një falënderim shumë të veçantë, për gjithë mësuesit dhe mësueset, të cilët janë duka mbajtur orë nëpër shkolla të ndryshme në shtetet europiane, të cilët gjeneratës, e cila lindet atje, ua mundëson të njihen më mirë, në formën më zyrtare, me gjuhën amtare”, deklaroi Selmani.


