Please enter at least 3 characters.

Selma Blair: Mjekët nuk më merrnin seriozisht kur u thosha se jam e sëmurë

2019/03/SalmaBalirt-3.jpg
258:"BEVERLY HILLS, CALIFORNIA - FEBRUARY 24: Selma Blair attends the 2019 Vanity Fair Oscar Party hosted by Radhika Jones at Wallis Annenberg Center for the Performing Arts on February 24, 2019 in Beverly Hills, California. (Photo by Dia Dipasupil/Getty Images)
12:"Getty Images

Selma Blair, e cila muaj më parë ka konfirmuar se vuan nga skleroza multiple, ka folur për diagnozën dhe luftën me sëmundjen e rëndë.

Gjatë një interviste me Robin Roberts në emisionin Good Morning America, aktorja ka treguar se prej se e ka lindur djalin e saj e ka pasur sëmundjen, mirëpo nuk e ka ditur.

Selma Blair (Foto: Rachel Murray/Getty Images for Netflix/Guliver)

"Mjekohesha vet kur ai nuk ishte me mua. Pija. Kisha dhimbje. Jo gjithmonë isha e sëmurë, por vetëm atëherë kur dhimbja ishte aq e madhe saqë nuk mund ta duroja", ka rrëfyer ajo.

Skleroza multiple është një sëmundje demielinizuese, në të cilën janë të dëmtuar mbështjellësit e qelizave nervore në tru dhe në palcën kurrizore (medulla spinalis). Ky dëmtim e pengon aftësinë e pjesëve të sistemit nervor që të komunikojnë duke shkaktuar një varg shenjash dhe simptomash fizike, mentale dhe nganjëherë edhe probleme psikiatrike. Në simptomat specifike përfshihen problemet në shikim (nistagmus, vizion i dyfishtë, neurit optik), dobësia dhe spazmat muskulore, probleme me ndjesinë, koordinimin dhe baraspeshën, lodhje, dhimbje, vështirësi në kontrollimin e urinimit dhe defekimit, dhe shumë simptoma të tjera.

Pos dhimbjes fizike, Blair është dashur të përballej edhe me frustrimin që i shkaktonin mjekët, të cilët nuk i merrnin parasysh simptomat e saj.

"Mjekët nuk më merrnin seriozisht, simptomat e mi i kuptonin si rraskapitje, sepse isha një nënë e vetme dhe kisha probleme financiare", ka treguar 46-vjeçarja.

Selma Blair (Foto: Dia Dipasupil/Getty Images/Guliver)

Ajo ka thënë se kishte qarë nga lehtësimi kur ishte diagnostikuar me sklerozë multiple, përkundër është fjala për një sëmundje të rëndë. Mirëpo, atëherë e kishte kuptuar se gjithë energjinë e saj duhej ta përqendronte në mjekim dhe të jetonte me këtë sëmundje.

Blair ka theksuar se vuan nga lloji agresiv i sklerozës multiple, ndërsa mjeku i saj ka thënë se brenda një viti, ajo mund t'i kthejë deri në 90 për qind të aftësive të saj. /Telegrafi/