Please enter at least 3 characters.

Selin Bollati sqaron raportin me Gjestin pasi nuk ndiqen me njëri-tjetrin në rrjete sociale

Pas diskutimeve që kanë qarkulluar në rrjetet sociale lidhur me raportin e saj me Gjestin, Selin Bollati, ka vendosur të sqarojë publikisht situatën.

E ftuar në emisionin "Top Arena", Selini komentoi marrëdhënien me Gjestin faktin që nuk ndiqen në Instagram, ndonëse ky i fundit është mik i ngushtë i partnerit të saj, DJ Gimbo.

Ajo theksoi se mungesa e një "follow" në rrjetet sociale nuk ka asnjë lidhje me respektin që ekziston mes tyre.

Foto: Instagram

Sipas saj, ajo dhe Gjesti nuk kanë qenë kurrë të ndjekur nga njëri-tjetri në Instagram, ndaj nuk bëhet fjalë për ndonjë prishje raportesh apo mosmarrëveshje.

“Unë dhe Gjesti nuk kemi qenë kurrë follow në Instagram dhe nuk mendoj se respekti mes dy palëve mund të mbahet apo të prishet nga një follow. E rëndësishme është mënyra si sillemi me njëri-tjetrin në jetën reale”, u shpreh ajo.

Selini shtoi se sa herë ka qenë e pranishme në projekte apo aktivitete ku kanë marrë pjesë Gjesti dhe DJ Gimbo, marrëdhënia mes tyre ka qenë gjithmonë korrekte dhe e mbushur me respekt.

Ajo kritikoi gjithashtu prirjen e publikut për të gjykuar raportet personale bazuar vetëm në aktivitetin në rrjetet sociale, duke theksuar se njerëzit nuk e dinë gjithmonë çfarë ndodh prapa kamerave.

Me deklaratën e saj, Bollati duket se i ka dhënë fund spekulimeve, duke bërë të qartë se mes saj dhe Gjestit nuk ka pasur asnjë konflikt dhe se raporti i tyre vazhdon të mbetet i respektueshëm. /Telegrafi/