Publikohet fotografia - Selin Bollati në vendlindjen e DJ Gimbos në Istog
30/04/2026
Fituesja e Big Brother VIP Albania 5, Selin Bollati, duket se po kalon kohë në Kosovë.
Kjo marrë parasysh lidhjen e saj me DJ Gimbon, i cili gjithashtu ka qenë pjesë e formatit të lartpërmendur.
Ka qenë DJ që ka postuar një fotografi në rrjete sociale, gjegjësisht në Instagram, ku shfaqet krah të ëmës dhe Selin.
"Familja", ishte përshkrimi që i ka vënë fotografisë.
Pas përfundimit të BBVA 5, Selin siç shihet po kalon më shumë kohë me familjen dhe tashmë me Gimbon.
Lidhja e tyre po vazhdon edhe jashtë këtij formati, e duket se u bë edhe më serioze.
Mbetet për t'u parë në vijim se si do të ecë ky raport i tyre, edhe pse janë të vendosur tani për tani. /Telegrafi/


