Please enter at least 3 characters.

Selimi: Gjilani do të rikthehet në Superligë

2016/01/selimi-gjilani-do-t-euml-rikthehet-n-euml-superlig-euml_hd.jpg

Përmirësimi i infrastrukturës së futbollit në Shqipëri falë investimeve te Federatës por edhe të investitorëve privatë, jo vetëm që ka ndikuar në rritjen e cilësisë së kampionatit, por po tërheq edhe klubet kosovare, që preferojnë Shqipërinë për zhvillimin e fazës përgatitore.

Selimi, që përveç trajner i Gjilanit, është edhe profesor i asociuar në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe të Sportit në Prishtinë, ka mbetur shumë i kënaqur nga kushtet e stërvitjes dhe të motit që ka gjetur në Shqipëri.

"Kemi ardhur në Shqipëri prej disa ditësh dhe kemi në program zhvillimin e disa ndeshjeve miqësore. Kemi gjetur kushte shumë të mira përsa i përket stërvitjes si dhe kushtet e motit janë shumë optimale".

Selimi është i bindur se me organikën që ka në dispozicion, Gjilani sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës.

"Kemi afruar disa elementë shumë cilësor dhe mund të them se kam djem të shkëlqyer në dispozicion. Besoj se kjo punë e madhe dhe serioze që po bëjmë do të në shpërblehet me ngjitjen në Superligën e Kosovës", deklaroi timonieri i bardh e kuqve.

Trajneri i Gjilanit kujton gjithashtu se skuadra tij favorizohet edhe nga kalendari në pjesën e dytë të sezonit, pasi rivalët kryesorë i pret në fushën e tij. /Telegrafi/