Please enter at least 3 characters.

Selena Gomez duket e qetë dhe elegante pas “sherrit” me Hailey Bieber, teksa darkon me nënën e saj në Los Angeles

Selena Gomez u shfaq plotësisht e qetë dhe e buzëqeshur, pavarësisht zhurmës së fundit në rrjete për “grindjen” e saj të rindezur me Hailey Bieber.

Këngëtarja dhe aktorja 33-vjeçare kaloi një mbrëmje të qetë në restorantin e famshëm italian Giorgio Baldi në Santa Monica, në shoqërinë e nënës së saj, Mandy Teefey.

E veshur me një pallto të bardhë elegante, një bluzë të thurur dhe pantallona bezhë, Selena u pa në dalje nga restoranti duke mbajtur një çantë firmato që përputhej me këpucët e saj prej lëkure, shkruan DailyMail.

Flokët e saj të krehura pas ishin tërhequr nga fytyra, ndërsa vathët e artë dhe unaza e saj me diamant, dhuratë nga bashkëshorti i saj, producenti Benny Blanco – i shtonin shkëlqimin para kamerave.

Ndërsa darkonte në vendin e preferuar të yjeve si Taylor Swift dhe Rihanna, Selena nuk dha asnjë shenjë shqetësimi pas reagimeve që pasuan deklaratat e fundit të Hailey Bieber për markat e tyre kozmetike.

Disa ditë më parë, Hailey ishte shprehur se “nuk ndihet konkurruese me njerëzit nga të cilët nuk frymëzohet”, një koment që fansat e interpretuan si thumb ndaj themelueses së Rare Beauty.

Selena reagoi shkurt në rrjete sociale duke thënë: “Ajo mund të thotë çfarë të dojë, kjo nuk ndikon në jetën time. Ka vend për të gjithë. Jini të sjellshëm”.

Postimi u interpretua si një përpjekje për të qetësuar situatën dhe për të shmangur ndasitë mes fansave të saj dhe atyre të Hailey-t.

Dalja e saj mbrëmë përkoi gjithashtu me publikimin e videoklipit të ri In the Dark, realizuar për sezonin e dytë të serialit Nobody Wants This në Netflix.

Në klip, këngëtarja shfaqet më provokuese se kurrë, me pamje që ndërthurin sensualitetin dhe artin, duke dëshmuar se përtej zhurmës mediatike, Selena mbetet e fokusuar tek karriera dhe projektet e saj të reja. /Telegrafi/