Please enter at least 3 characters.

Selena befason me dy këngë të njëpasnjëshme, besohet se i kushtohen Justin Bieberit

2019/10/SelebaJustinlong-e1571987189105.jpg
235:"LOS ANGELES, CA - NOVEMBER 20: Singers Selena Gomez (L) and Justin Bieber arrive at the 2011 American Music Awards held at Nokia Theatre L.A. LIVE on November 20, 2011 in Los Angeles, California. (Photo by Jason Merritt/Getty Images)
12:"Getty Images

Selena Gomez e ka publikuar këngën e dytë brenda dy ditësh, ndërsa fansat janë të bindur se ato i kushtohen ish-të dashurit të saj, Justin Bieber.

Balada "Lose You To Love Me" u lansua të martën, ndërsa këngëtarja të enjten solli këngën tjetër me titull "Look at Her Now".

"Mendoj se publikimi i këtyre këngëve njëra pas tjetrës e kompleton tregimin e asaj se dikush mund të ngritet pavarësisht sfidave që sjell jeta", ka shkruar Selena në shpjegimin për publikimin e dy këngëve të njëpasnjëshme.

Ndërkaq, fansat duke u bazuar në tekstet e këngëve besojnë se ato i kushtohet këngëtarit të famshëm kanadez.

Gomez dhe Bieber kanë qenë në një lidhje me ndërprerje nga viti 2009, ndërsa në mars të vitit 2018 e kishin përfunduar lidhjen, ndërsa këtë vit Justin u martua me Hailey Baldwin.

Selena kishte njoftuar se këto dy këngë i ka shkruar në vitin e kaluar, gjë që përkon me ndarjen e saj nga këngëtari. /Telegrafi/