Please enter at least 3 characters.

Sela: Sot jemi të gjithë të barabartë

2017/05/Ziadin-Sela.png

Kryetari i Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela pasi e kryejti të drejtën qytetare, dhënien e votës në Strugë, tha se sot të gjithë janë të barabartë.

''Kjo është dita ku të gjithë ndjehemi të barabartë përpara kutive të votimit, është kuptimi i demokracisë, sot votuesit bëjnë aleancë me njërën nga subjektet politike, shprehin vullnetin e tyre për zgjedhjet lokale për katër vitet e ardhëshme. Në vendvotimin ku votova votimi është i qetë si çdoherë që ka qenë dhe besoj se i qetë do të jetë dhe shpresoj i gjithe procesi zgjedhorë te jete i tillë në Strugë dhe më gjërë'' përfundoi Sela. /Telegrafi/