Sela: Diaspora të votojë në mënyrë elektronike edhe në zgjedhjet lokale
Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, përmes një konference për shtyp në Kuvend ka njoftuar se kanë dorëzuar amendamente dhe do të bllokojnë Kodin Zgjedhor nëse diasporës nuk i lejohet që në mënyrë elektronike ose me postë të votojë edhe në zgjedhjet lokale.
Sela akuzoi edhe partitë shqiptare, VLEN dhe BDI se kanë nënshkruar bashkë me OBRM-PDUKM-në për të përjashtuar diasporën shqiptare nga zgjedhjet lokale që të mos kenë ndikim në komunat e rëndësishme si Kërçova, Bërvenica, Buteli.
Doke folur për propozimet e tjera, Sela tha se votimi elektronik i diasporës në zgjedhjet presidenciale ka për qëllim zbehjen e ndikimit të shqiptarëve dhe arritjen e censusit sa më lehtë, ndërsa me votimin në parlamentare në njësi të veçantë Sela tha se duan që diasporën që ta mbajnë sa më larg proceseve politike në vendlindje.


