Please enter at least 3 characters.

Sekuestrohen katër pula dhe 17 zogj në Leposaviq, ndalohet i mituri që kaloi ilegalisht kufirin

Një i mitur është ndaluar nga policia pasi ka kaluar ilegalisht kufirin.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 13:00 në fshatin Koshuticë të Leposaviqit.

Tutje thuhet se gjatë kontroll i janë gjetur dhe sekuestruar 25 komplete zinxhir të motor-sharrës, katër pula dhe 17 zogj.

“Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që ka kaluar kufirin ilegalisht. Gjatë kontroll i janë gjetur dhe sekuestruar 25 komplete zinxhir të motor-sharrës, katër pula dhe 17 zogj. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar, ndërsa mallra janë dërguar në terminal doganor për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në raport. /Telegrafi/