Please enter at least 3 characters.

Sejdiu për programin e Qeverisë Kurti: I varfër dhe me shumë pak përmbajtje

2019/07/Dardan-Sejdiu-9-korrik-foto-Ridvan-Slivova-06.jpg
14:"Ridvan Slivova

Analisti Dardan Sejdiu, e ka quajtur të varfër programin qeverisës të Qeverisë Kurti.

Sejdiu përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ndryshimi më i madh që mund të pritet është në cilësi menaxheriale e jo në ndryshim të paradigmës qeverisëse.

“Relativizmi i projekteve infrastrukturore që lidhin Serbinë me Shqipërinë dhe trajtimi i bashkimit si integrim ekonomik e social është diskursi i kësaj qeverie! Me program qeverisës dhe me intervista sonte është e qarte që ndryshimi më i madh që mund të pritet është në cilësi menaxheriale e jo në ndryshim të paradigmës qeverisëse! Kaq ishte edhe kjo miq! 50 ditë shpresë për një program kaq të varfër dhe me shumë pak përmbajtje!”, ka shkruar Sejdiu. /Telegrafi/