Please enter at least 3 characters.

Seferi humb me pikë (Foto)

2016/01/seferi-humb-me-pik-euml-foto_hd.jpg

I forti nga Gostivari gjatë gjithë kohës e sulmonte kundërshtarin, mirëpo ai tregohej i vëmendshëm dhe shfrytëzonte gjatësinë e tij për të diktuar tempin e meçit.

Me kalimin e raundeve, Glowacki grumbullonte gjithnjë e më shumë pikë, ndërsa Nuriu nuk po arrinte që ta imponojë mënyrën e vet të të sulmuarit, pasi kundërshtari gjatë gjithë kohës ruante distancën.

Raundi i fundit ishte paksa kritik për boksierin shqiptar, mirëpo ai arriti të mbahej për të humbur në fund me vendimin e gjyqtarëve.

Në Torun të Polonisë nuk kanë munguar edhe tifozët shqiptarë, të cilët të përgatitur me simbole kombëtare kanë shkuar për ta mbështetur ‘Tysonin Shqiptar’. /Telegrafi/