Please enter at least 3 characters.

Sefaj: Zyrtarët serbë nuk kanë pasur leje të hyjnë në Kosovë, Policia veproi në mënyrë profesionale

2017/12/Flamur-Sefaj-raporton-para-Komisionit-per-Pune-te-Brendshme-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg
14:"Ridvan Slivova

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka thënë sot se Policia e Kosovës është përkushtuar për t'i kryer me përgjegjësi obligimet ligjore të tyre dhe për të krijuar një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Sefaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës e kanë përmbyllur në mënyrë profesionale planin operacional për ndalimin e hyrjes së zyrtarëve serb në Republikën e Kosovës të cilëve nga Prishtina zyrtare nuk iu është dhënë leja për të hyrë në shtetin tonë.

"Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës e kanë përmbyllur në mënyrë profesionale planin operacional për ndalimin e hyrjes së zyrtarëve serb në Republikën e Kosovës të cilëve nga Prishtina zyrtare nuk iu është dhënë leja për të hyrë në shtetin tonë. Policia e Kosovës është përkushtuar për t'i kryer me përgjegjësi obligimet ligjore të tyre dhe për të krijuar një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës", shkruan Sefaj. /Telegrafi/