Please enter at least 3 characters.

Sebastian Vettel: Nuk e kam ndërmend të pensionohem

2019/03/sebastian-vettel.jpg
267:"MONTMELO, SPAIN - MARCH 01: Charles Leclerc of Monaco and Ferrari and Sebastian Vettel of Germany and Ferrari talk in the Paddock during day four of F1 Winter Testing at Circuit de Catalunya on March 01, 2019 in Montmelo, Spain. (Photo by Charles Coates/Getty Images)
12:"Getty Images

Sebastian Vettel thotë se nuk do të tërhiqet së shpejti nga bota e Formula 1 pasi që e tërheq frymëzimi i rivalitetit me garuesin e Mercedesit, Lewis Hamilton.

Ky i fundit, sezonin e kaluar fitoi për herë të pestë titullin e kampionit në garën e veturave të shpejta.

Dhe 31-vjeçari beson se nëse britaniku tre vjet më i vjetër se ai mund të konkurrojë atëherë edhe gjermani nuk e ka këtë problem.

Sebastian Vettel (Foto by Mark Thompson/Getty Images/Guliver)

"Mendoj se është e qartë se nuk jam në perëndim të karrierës sime", tha Vettel për Sport Bild.

"Duke parë pas, Michael [Schumacher] ishte edhe pak më i vjetër se unë kur fitoi titullin e parë me Ferrarin. Dhe Lewis është dy vjet më i vjetër se unë. Unë ende nuk e kam menduar që të dalë në pension".

"Përkundrazi, po bëj gjithçka për të përmbushur ëndrrën time për një titull me Ferrarin. Dhe për sa i përket familjes sime, ata më përkrahin dhe nuk më pengojnë në këtë rrugëtim", pohoi gjermani.

Ndryshe, Vettel nuk e ka fituar Kampionatin qysh nga viti 2013, kur u shpall për herë të katër rresht kampion me Red Bullin. /Telegrafi/