Please enter at least 3 characters.

Seancë me psikolog online, direkt nga telefoni – me anonimitet të plotë

Në një kohë kur mirëqenia mendore po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme, aplikacioni Psikologu Online prezantohet si një zgjidhje moderne për këdo që kërkon mbështetje psikologjike në shqip, pa barriera gjeografike dhe me fleksibilitet të plotë.

Psikologu Online është një aplikacion për mirëqenie mendore që lidh përdoruesit me psikologë të verifikuar, duke ofruar mundësinë për të caktuar termine, për të zhvilluar seanca video online dhe për të komunikuar përmes chat-it privat – direkt nga telefoni.

Qoftë në Shqipëri, Kosovë apo diasporë, përdoruesit mund të kenë një hapësirë të sigurt për të folur, për të kuptuar më mirë veten dhe për të ndërtuar rutina të vogla që ndihmojnë në përditshmëri.

Çfarë ofron aplikacioni:

•Psikologë të verifikuar – Shfleto profilet dhe zgjidh profesionistin që të përshtatet.

•Caktim i thjeshtë i termineve – Menaxho takimet direkt nga aplikacioni.

•Chat privat – Komunikim i vazhdueshëm dhe diskret me psikologun.

•Seanca video online – Zhvillo terapi nga kudo që ndodhesh.

•Mjete për qetësim – Meditim, frymëmarrje, grounding dhe timer gjumi.

•Regjistrim i gjendjes (Mood) dhe analizë trendesh – Kupto më mirë progresin tënd.

•Teste orientuese dhe këshilla praktike nga psikologë.

•Komunitet i moderuar – Hapësirë e sigurt për ndarje përvojash.

Për kë është Psikologu Online?

•Për këdo që kërkon mbështetje psikologjike në shqip.

•Për persona që duan të punojnë me ankthin, stresin, humorin apo gjumin.

•Për diasporën që dëshiron seanca online me psikologë në Shqipëri dhe Kosovë.

•Për këdo që kërkon mjete të shpejta për vetë-kujdes në përditshmëri.


Kontakt për media:
info@psikologu.online
https://psikologu.online/

Appstore link: https://apps.apple.com/app/psikologu-online-cakto-termin/id6761489079

Playstore link: https://play.google.com/store/apps/details?id=app.psikologu.online

Disa mundësi nga Aplikacioni :

true